Vdiq stilisti i njohur Yamamoto

Dizajnuesi i famshëm japonez i modës, Kansai Yamamoto, një nga pionierët e modës së ashtuquajtur Sol Levante dhe artisti i parë japonez që prezantoi një koleksion personal në Londër, në vitin 1971, kur ishte vetëm 27 vjeç, vdiq sot në moshën 76-vjeçare.

I njohur për një stil të guximshëm, Yamamoto u frymëzua nga artet tradicionale japoneze të Kabukit dhe u admirua veçanërisht nga brezat e rinj.

Pasi punoi me bashkatdhetarin e tij Junko Koshino, gjatë punës së tij midis Parisit dhe Nju Jorkut, projektuesi japonez kishte zhvilluar lidhje të ngushta me muzikantë si David Bowie, John Lennon dhe Stevie Wonder.

Një nga veprat më ikonike të Yamamoto ishte bashkëpunimi me Dukën e Bardhë për krijimin e personazhit Ziggy Stardust, i frymëzuar nga një legjendë japoneze që përshkruante marrëdhëniet midis një hyjnie dhe një lepuri të bardhë.

Yamamoto vuante nga leukemia dhe ishte në trajtim që nga fillimi i këtij viti në një spital të Tokios. /KultPlus.com