Shuhet Zeev Sternhell, historian izraelit që i mbronte të drejtat e palestinezëve

Historiani dhe profesori i shkencave politike, Zeev Sternhell, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Ai njihej si aktivist i paqes dhe mendimtar i shquar i së majtës.

Sternhell ishte udhëheqës i Degës së Shkencave Politike në Universitetin Çifut të Jerusalemit dhe njëri nga mbrojtësit kryesorë të të drejtave të palestinezëve. Ai e kritikonte ashpër ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Rektori i Universitetit Çifut të Jerusalemit, Asher Cohen, e vlerësoi larg historianin e ndjerë, i cili e kishte fituar Çmimin prestigjioz për shkenca politike në Izrael në vitin 2008, duke e cilësuar si një ndër hulumtuesve më të rëndësishëm që i ka nxjerrë ky institucion i arsimit të lartë.

“Hulumtimi i tij inovativ në shkencat politike, që është përkthyer në shumë gjuhë, solli një ndryshim të thellë në perceptimin akademik të lëvizjeve ideologjike, më saktësisht lëvizjeve radikale”, tha Cohen.

Ayman Oden, udhëheqës i Listës së Përbashkët Arabe në Kuvendin e Izraelit, tha: “Për dekada, ai ishte një zë i dalluar për të drejtat e palestinezëve dhe kundër pushtimit të territoreve.”

Sternhell është lindur në Poloni. Ai i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, por nënën dhe motrën ia vranë nazistët. Pas luftës u vendos në Francë dhe më pas në Izrael. Ai ka shërbyer edhe si ushtar në forcat e armatosura. / KultPlus.com