Pozicionet e zogjve në telat elektrikë shndërrohet në muzikë magjepsëse (VIDEO)

Një mëngjes, regjisori dhe kompozitori brazilian Jarbas Agnelli u frymëzua për të krijuar muzikë në një mënyrë të papritur. “Duke lexuar një gazetë, pashë një fotografi të zogjve në telat elektrikë,” kujton Agnelli.

“Unë e preva fotografinë dhe vendosa të bëj një këngë, duke përdorur vendndodhjen e saktë të zogjve si shënime (pa modifikim Photoshop)”, transmeton KultPlus.

Për habinë dhe gëzimin e tij, melodia që rezultoi nga përdorimi i zogjve si shënime në një staf muzikor ishte e mrekullueshme. Në lidhje me natyrën vokale të zogjve, kënga magjike u rregullua duke përdorur xylophone, fagot, oboe, klarinetë dhe violinë. / KultPlus.com