Një poezi emocionuese për nënën e recituar nga Zyliha Miloti (VIDEO)

“Cigarja” quhet poezia e shkruar nga Fadil Kraja e që aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti ka recituar te “Rudina”.

“20 vetë ne ishim, 20 vetë ushtarë

1 cigare kishim, kush me e ndez ma parë

dielli na përvëlonte, dielli na kish tha

nga cigarja s’dojshim asnjeni me u nda”…

Këto janë vargjet, me të cilat aktorja nis recitimin e mrekullueshëm të një poezie që i dedikohet nënës.

Vazhdimin mund ta përjetoni përmes një recitimi emocionues nga aktorja e madhe shkodrane.

Një cigare…

Njëzet vetë na ishim,
njëzet vetë ushtarë,
një cigare kishim,
kush ta pijë ma parë?!

Dielli na përvëlonte,
etja na kish tha,
nga cigarja s’donte
asnjeri me u nda…

Me nji za vendosëm
të hedhim lotori,
Nuk asht përrallë, vëllezën,
Mos t’ju vijë çudi.

Në letër kush të shkruente
emnin ma hyjnor,
atij do ja lëshonim
cigaren në dorë…

Mu më qeshi fytyra,
gjeta emnin “NANE”
mendova, cigaren
mu do ma lanë!

U lexuen letrat,
Nuk kisha fitu,
nga njëzet, tetëmbëdhjetë
“NANE” kishin shkrue…

Shikum njeni-tjetrin,
fytyrat shprehnin mall,
cigaren e ndezëm,
e thithëm me radhë.

Dielli ma s’përvëlonte,
etjen lamë në një anë,
zemrat na i shëndonte
emni i dashun… “NANE”…/ KultPlus.com

Zyliha Miloti feston 75 vjetorin e lindjes

Sot, me 11 janar 2021, e veçanta, shkolla simbol në krijimin e karaktereve, ajo që në moshën 14 vjeçare, për 61 vite ka krijuar me qindra e qindra role, ajo që vazhdon të rrok dashurinë dhe duartrokitjet e spektatorit, ajo që nuk njeh pleqëri, aktorja e shquar e skenës shkodrane dhe shqiptare, mjeshtria e madhe, Zyliha Miloti, feston 75 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar ndërsa si aktore e humorit, ajo e filloi në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”.

Zyliha Miloti, numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer ndërsa galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar. Krijoi figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazanë apo të llastuara, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtarë e intelektalë të kohës etj.

Në aktrimin e saj, vërehen më pak elementët e groteskut, duke qënë më aktive te një humor me theksa realiste e sjellja sa më pranë modeleve jetësore. E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, Zyliha Miloti është një artiste me botë të pasur shpirtërore, në interpretimin e së cilës rrjedh natyrshëm humori shkodran.

Partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi sikurse edhe e Zef Dedës me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë (Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.).

Në vitin 2006 luajti rolin e Gjylit në pjesën “Nje histori e thjeshtë” të Edmond Mehillit,  në teatrin ”Migjeni ”, me të cilin fitoi çmimin si ”Aktorja më e mirë ”në Festivalin e aktrimit ”Apollon 2006”.

Një gjysëm shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje./ KultPlus.com

Një poezi emocionuese për nënën e recituar nga Zyliha Miloti (VIDEO)

“Cigarja” quhet poezia e shkruar nga Fadil Kraja e që aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti ka recituar te “Rudina”.

“20 vetë ne ishim, 20 vetë ushtarë

1 cigare kishim, kush me e ndez ma parë

dielli na përvëlonte, dielli na kish tha

nga cigarja s’dojshim asnjeni me u nda”…

Këto janë vargjet, me të cilat aktorja nis recitimin e mrekullueshëm të një poezie që i dedikohet nënës.

Vazhdimin mund ta përjetoni përmes një recitimi emocionues nga aktorja e madhe shkodrane.

Një cigare…

Njëzet vetë na ishim,
njëzet vetë ushtarë,
një cigare kishim,
kush ta pijë ma parë?!

Dielli na përvëlonte,
etja na kish tha,
nga cigarja s’donte
asnjeri me u nda…

Me nji za vendosëm
të hedhim lotori,
Nuk asht përrallë, vëllezën,
Mos t’ju vijë çudi.

Në letër kush të shkruente
emnin ma hyjnor,
atij do ja lëshonim
cigaren në dorë…

Mu më qeshi fytyra,
gjeta emnin “NANE”
mendova, cigaren
mu do ma lanë!

U lexuen letrat,
Nuk kisha fitu,
nga njëzet, tetëmbëdhjetë
“NANE” kishin shkrue…

Shikum njeni-tjetrin,
fytyrat shprehnin mall,
cigaren e ndezëm,
e thithëm me radhë.

Dielli ma s’përvëlonte,
etjen lamë në një anë,
zemrat na i shëndonte
emni i dashun… “NANE”…