10 teatrot më të bukura në botë

22 Maj, 2025 - 4:20 pm

Brendësia e disa prej teatrove dhe sallave të muzikës më të mëdha në botë është po aq magjepsëse sa edhe shfaqjet që organizojnë.

Por nuk mbeten pas as pamjet e jashtme të këtyre ndërtesave madhështore, të cilat shpesh janë vepra arti në vetvete. Disa prej tyre janë bërë ikona arkitekturore dhe destinacione turistike të rëndësishme.

Teatri San Karlo, Itali – Teatro di San Carlo madhështor i Napolit është vendi më i vjetër i operës në botë që është vazhdimisht aktiv, pasi është hapur në vitin 1737.

Pallati Garnier, Francë – Vendndodhja e romanit të Gaston Leroux të vitit 1910 “Fantazma e Operas”, Pallati i zbukuruar Garnier u përfundua në vitin 1875 për Operën e Parisit me urdhër të Napoleon III.

Shoqata e Muzikës, Austri – E njohur për miliona shikues si vendi ku zhvillohet Koncerti vjetor i Vitit të Ri në Vjenë, salla e koncerteve Musikverein daton që nga viti 1870. Akustika e shkëlqyer e “Sallës së Madhe” (Großer Saal) e vendos atë ndër sallat më të mira të koncerteve në botë.

Globi i Shekspirit, Angli – “Globi i Shekspirit” është një rindërtim i Teatrit “Globi”, një teatër elizabetian për të cilin William Shakespeare shkroi dramat e tij. Teatri origjinal u ndërtua në vitin 1599 dhe u shemb në vitin 1644.

Teatri Bolshoi, Rusi – “Teatri Bolshoi” në Moskë është shtëpia e Baletit Bolshoi dhe Operas Bolshoi ndër kompanitë më të vjetra dhe më të njohura të baletit dhe operës në botë. Vendi u hap në vitin 1825 dhe ka pritur shumë premiera historike, duke përfshirë ‘Voyevoda’ dhe ‘Mazeppa’ të Çajkovskit.

Teatri Kombëtar i Filmit Urania, Hungari- I ndërtuar si kabare dhe sallë koncertesh nga arkitekti i lindur në Gjermani Henrik Schmahl në vitin 1896, sot ky monument kulturor i Budapestit shërben si Teatri Kombëtar i Filmit.

Shtëpia e Operas Margraviale, Gjermani – Kjo perlë absolute e teatrit të operës baroke e vendosur në qytetin e Bayreuth-it paraqet një ambient të brendshëm vezullues prej druri të praruar, të ruajtur në gjendjen e tij origjinale të mesit të shekullit të 18-të.

Teatri Fox, SHBA – I hapur në vitin 1928 si një pallat filmash kryesor në zinxhirin e Theatres Fox, Teatri Fox i Detroitit është ndërtesa më e madhe e mbijetuar e këtij lloji që nga vitet 1920. Ai ka pritur një numër legjendar personazhesh të famshëm, përfshirë Elvis Presley-n, i cili performoi këtu në vitin 1956.

Concertgebouw, Holandë – Concertgebouw i Amsterdamit daton që nga viti 1888 dhe është i njohur për akustikën e tij të shkëlqyer. Gjatë viteve 1960, salla e koncerteve priti grupe të njohura të kohës, duke përfshirë The Who, Pink Floyd dhe madje edhe Led Zeppelin. Por është vendi më i përshtatshëm për muzikën klasike.

Teatri Colón, Argjentinë – I konsideruar akustikisht si një nga pesë vendet më të mira të koncerteve në botë, Teatro Colón në Buenos Aires që nga viti 1908 ka pritur disa nga artistët më të famshëm nga bota e operës, muzikës klasike dhe baletit.

La Scala, Itali – Një nga teatrot më të famshme të operës në botë, Teatri “La Scala” në Milano daton që nga viti 1778. La Scala priti prodhimet e para të shumë operave të famshme dhe kishte një marrëdhënie të veçantë me Verdin.

/rtsh.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme