Andrew Garfield nderohet me çmimin “Tony Awards”

11 Qershor, 2018 - 4:00 pm

Janë ndarë shpërblimet “Tony” të cilat i nderojnë projektet më të mira teatrale, dhe yjet sollën shumë ‘glamur’ mbi qilimin e kuq të shtruar me këtë rast.

Në mesin e të shpërblyerve të mbrëmjes ishin edhe, Andrew Garfield, i cili u shpall “Aktori më i mirë protagonist në shfaqje”, dhe Glenda Jackson, e cila u nderua si “Aktorja më e mirë në shfaqje” për rolin e saj në “Three Tall Women”, bën të ditur “Express” i KTV-së.

Ndërsa ndër shfaqjet më të shpërblyera të mbrëmjes ishin, “Harry Potter and the Cursed Child” që i fitoi 6 çmime përfshirë çmimin kryesorë “Shfaqja më e mirë e vitit, dhe mjuziklli “The Band’s Visit” që i fitoi 10 shpërblime, përfshirë çmimin “Mjuziklli më i mirë”.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Tony”, u prezantua nga aktorët dhe këngëtarët Josh Groban dhe Sara Bareilles./ KultPlus.com

Të ngjajshme