“Gratë” nesër premierë në Amfiteatrin e TKK-së (VIDEO)

20 Dhjetor, 2022 - 8:30 pm

Shfaqja “Gratë” – ose ‘mëkatet e tyre në patriarkat’, vjen premierë nesër në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, përcjell KultPlus.

Produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, punuar e gjitha nga artiste të jashtëzakonshme të teatrit. Një shfaqje autoriale në bashkëpunim me ansamblin.

Shfaqja vjen nën regjinë e Nastazja Domaradzka. Luajnë: Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnije Sopi, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili, Xhejlane Godanci. Ndërsa, dramaturgjia vjen nga Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi, Ulpiana Maloku me konsulente dramaturgjike nga Doruntina Basha.

Skenografe është Rudina Xhaferi, kostumografia vjen nga Yllka Brada, mjeshtre ndriçimi është Lucia Sanchez Roldan, kompozitore është Rona Berisha Castrioti, koreografe është Behije Murtezi, asistente regjie është Xheraldina Krasniqi dhe asistente dramaturgjike është Zoga Çeta Çitaku.

Reprizat e para të shfaqjes “Gratë” vinë më 22 dhe 23 Dhjetor 2022. / KultPlus.com

Të ngjajshme