займ на карту онлайн потребительский кредит

Artistët austriakë kundër shembjes së Teatrit, mes tyre edhe nobelistja Elfriede Jelinek

Gusht 7, 2019 - 6:00 pm

Prej ditës kur sheshi para Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental u kthye në një arenë përplasjesh midis Policisë e qytetarëve që kundërshtojnë shembjen e godinës, një grup artistësh vjenezë nisën një peticion për të ndërgjegjësuar klasën politike dhe jo vetëm.

Emra të njohur të skenës së artit si autori dhe muzikanti Gerhard Ruiss, por edhe specialistë të arkitekturës si Gabu Heindl kanë dalë kundër shembjes së godinës historike. Vëmendje ka tërhequr sensibilizimi i shkrimtares avangardiste Elfriede Jelinek, e cila në vitin 2004 u shpall fituese e çmimit “Nobel” për Letërsinë.

Kauzës mandej iu bashkuan edhe emra të tjerë në zë, si aktori e regjisori Händl Klaus, gazetari Uëe Mattheiß, si dhe regjisorja e famshme Sabine Mitterecker. Ndërsa në peticionin e tyre, përmendet fakti se në 24 korrik u tentua të bëhet boshatisja e dhunshme e godinës së Teatrit, për të zhvendosur rekuizitën, artistët austriakë, lidhur me procedurat e tenderimit thonë se nuk ka transparencë të plotë.

“Shqipëria përpiqet që, krahas të tjerash, edhe me mbështetjen e fortë austriake, të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur nëse rregullat europiane në lidhje me tenderët dhe transparencën e prokurimit nuk respektohen, e madje në të kundërtën, krijojnë precedentë që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor”, thuhet ndër të tjera në peticion, ku u bëhet thirrje për reagim klasës politike austriake si dhe europianëve. Në deklaratën që iniciohet nga firmat e emrave të njohur të kulturës austriake, nuk lihet pa u përmendur as qëndrimi kritik i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, për praktikën e Partneritetit PublikPrivat ndjekur edhe në raste të tjera në Shqipëri.

“Shpërndarja e kostove dhe riskut që lidhet me të, nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe grupeve të prekura të popullsisë shqiptare. Kërkesa e Bankës Botërore dhe FMN është që kjo praktikë të ndalojë deri në realizimin e proceseve transparente të vendimmarrjes. Për diçka të tillë për momentin as që bëhet fjalë”, thuhet në apelin e austriakëve, ku përmendet edhe ndërtimi i kullave private dhe një ndërtese të re teatri, si pjesë e një qendre tregtare. /KultPlus.com

Të ngjajshme