ArtPolis shpall konkurs për pesë aktor/e

8 Shkurt, 2021 - 3:21 pm

Artpolis Qendra për Art dhe Komunitet ka shpallur konkurs për pesë vende të lira në pozitën e aktor/e, shkruan KultPlus.

ArtPolis e konsideron këtë konkurs si një dëshmi për talentin, kreativitetin, vullnetin dhe bashkëpunimin e punës me komunitet.

Artpolis është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë duke e promovuar kulturën, artin dhe bashkëjetesën multi-etnike, nëpërmjet dialogut social dhe përdorimit të teatrit si mjet për promovimin e diverzitetit dhe ndryshimeve shoqërore.

Kriteret që duhet plotsuar për të konkuruar, janë si në vijim:

-Të kenë diplomë universitare (bachelor ose master), Fakulteti i Arteve, drejtimi aktrim.

-Bashkangjitur me Cv dhe biografi të dërgohet një video e ndonjë shfaqje/ përformance në 3 vitet e fundit ( kohëzgjatja, minimum 2 minuta max 5 minuta)

-Aftësi të mira Ritmike (të cilat do të provohen gjatë audicioneve)

-Mosha: 20-40 vjet.

-Kondicion dhe përgatitje të mirë fizike e vokale

-Të jenë kreativ dhe të hapur për detyrat artistike që do të kërkohen nga komisioni përzgjedhës

-Të kenë përvojë pune aktive në realizimin e roleve në teatër dhe të ketë dëshirë e vullnet të punojë edhe me komunitet.

-Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij/saj para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis;

-Të ketë aftësi të mira për komunikime ndër-njerëzore dhe të jetë i/e gatshme të punojë me orar fleksibil të punës;

-Të flas rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze

Procesi i aplikimit:

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-të e tyre, letrën motivuese, tri referenca dhe dëshminë për shkollimin e mbaruar (diplomë) në e-mail adresën: [email protected]

Afati i aplikimit: 08/02/2021- 15/02/2021

Artpolis, ndër të tjera ka bërë të ditur se vetëm personat që futen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Për tu informuar më shumë për punën e Artpolis, klikoni në linkun e bashkangjitur më poshtë. / KultPlus.com

Home – Shqip

Të ngjajshme