Besa Llugiqi sonte debuton në rolin e Tatyana: Një kryevepër e tillë ka kërkuar shumë përkushtim

24 Nëntor, 2023 - 6:35 pm

Sopranoja kosovare sonte do të debutojë në rolin e Tatyana në operën “Eugene Oneigin” të Pushkin, dhe kjo shfaqje operistike po prezantohet në kuadër të edicionit të 53 të Operës dhe Baletit “Fobi” në Bullgari, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje operistike që është punuar nga regjisori Slavcho Nikolov e dirigjent Ivaylo Krinchev sipas sopranos Llugiqi ka qenë shumë sfiduese, duke pas parasysh edhe formatin e një kryevepre të tillë.

“Një kryevepër e tillë ka kërkuar shumë kohë dhe përkushtim dhe ka qenë mjaftë sfiduese”, ka thënë Llugiqi e cila ka shtuar se sfidat rreth këtij projekti kanë vazhduar deri në momentet e fundit, kur edhe po bëhen gati për prezantim.

“Sfidë tjetër ishte edhe gjuha, gjuha ruse, por një sfidë e bukur që po kurorëzohet me sukses”, ka thënë Llugiqi e cila është shprehur të jetë e lumtur edhe për kastën e kësaj shfaqje, pasi që sipas saj kasta e kësaj shfaqje është shumë e mrekullueshme. “Besoj që sonte do të festojmë të gjithë për suksesin e kësaj shfaqje”, ka përfunduar Llugiqi./ KultPlus.com

Të ngjajshme