Elbenita Kajtazi: I urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim

18 Dhjetor, 2017 - 3:30 pm

Sopranoja e njohur shqiptare Elbenita Kajtazi e cila po shënon një sukses të madh në skena të mëdha operistike, me fokus më të madh në Gjermani, sot ka goditur udhëheqësit e Kosovës, gjithnjë duke pas në vëmendje mospërmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave, shkruan KultPlus.

Ajo mes të tjerash ka shkruar se pikërisht duke poseduar pasaportën e Kosovës, ajo tashmë ka humbur shumë shanse në karrierë, por përpos kësaj, ajo mungesën e lëvizjes së lirë e ka lidhur edhe me familjen e saj. Për më shumë, më poshtë mund të lexoni reagimin e saj të plotë.

Sot , si ansjëherë më parë urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim të dashur Kosovës , sot e mërzitur nuk ndihem aspak krenare për vendin që kam lindur !
Prindërve të mij sot iu refuzua viza për Amerikë pa kurfar arsye , edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe normal parat që paguan dyt nuk u kthyen… !!!
Ju politikan që shetitni gjithë botën jazëk ju qoft që mbani të gjithë popullin e Kosovës të izoluar!
Për shkak të pasaportës Kosovare që unë posedoj kam humbur disa nga shancat më të mrekullueshme për të kënduar në disa shtëpi operistike botërore , sepse duhet të mirresha me dokumenta!
Ndjehem e frustruar e e mërzitur jashtëmase shumë sot !
Do ta dua vendin tim me shpirt gjithmonë por edhe do jem e stërlumtur kur të posedoj pasaportën Gjermane , që më jep liri udhëtimi në gjithë botën!/KultPlus.com

Të ngjajshme