Fillon Festivali Botëror i Teatrit në Gjermani

17 Qershor, 2021 - 4:32 pm

Festivali Botëror i Teatrit, “Theater der Welt”, ka filluar dje në Dyseldorf të Gjermanisë, përcjell KultPlus.

Deri më 4 korrik, festivali do të zhvillohet kryesisht para një publiku të drejtpërdrejtë, ndërkaq pritet të marrin pjesë rreth 350 artistë nga pesë kontinentet.

Sipas organizatorëve, 24 produksione ndërkombëtare do të paraqiten në festival, duke përfshirë gjashtë premiera botërore.

Tridhjetë e katër shfaqje janë planifikuar drejtpërdrejt para një publiku në salla të ndryshme në Dyseldorf.

Shumica e shfaqjeve do të transmetohen edhe online. / KultPlus.com

Të ngjajshme