“Gënjeshtra” shfaqja e re në Teatrin e Gjilanit

22 Maj, 2025 - 5:46 pm

Kanë filluar provat e para të shfaqjes më të re në Teatrin e Gjilanit, “Gënjeshtra” me autor Florian Zeller dhe regji të Ekrem Sopit.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të shfaqjes “E vërteta” të po këtij autori e cila që nga premiera e saj (maji i vitit 2021) ka arritur të ketë mbi 75 repriza, e që vazhdon të rikthehet në repertor vazhdimisht, Teatri i Gjilanit sjell një tjetër kryevepër të dramaturgut francez Florian Zeller, “Gënjeshtra”.

Një tekst i mprehtë dhe provokues, që eksploron kufijtë delikatë mes të vërtetës dhe mashtrimit, dashurisë dhe dyshimit.

Luajnë: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Baftiu.

Premiera do të luhet në qershor./ KultPlus.com

Të ngjajshme