Historia e profetit Elia, në sallën e TKOB

11 Shtator, 2023 - 10:41 am

Oratorio “Elias”, nga veprat më të shquara të Mandelssohn-it, erdhi përmes rrëfimit muzikor të Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOB-së, nën dirigjimin e mjeshtrit zvicerano-argjentinas, Facundo Agudin dhe maestros Dritan Lumshi.

TKOB solli rrëfenjën e një figure kaq të rëndësishme biblike, rreth përpjekjeve për të rikthyer besimin në Perëndinë e Izraelit, në përballje me 450 profetët e rremë.

Rolet kryesore u debutuan nga baritoni Artur Vera, sopranoja Renisa Laçka, mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Francesco Napoleoni.

Kjo vepër madhështore u interpretua edhe nga 30 orkestrantë të rinj, falë bashkëpunimit me Konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s dhe “Giuseppe Martucci” të Salerno-s, si dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura.

Për herë të parë profesionistëve iu bashkua edhe 10-vjeçarja nga Kori i Zërave të Bardhë, Aislin Shyti, që rrëmbeu zemrën e publikut. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme