Homazh për Bekim Lumin

10 Maj, 2019 - 7:00 pm

Këto ditë në prishtinë është duke u zhvilluar Festivali Ndërkombëtarë i Letërisë – Polip, gjatë të cilit janë duke u zhvilluar aktivitete të ndryshme letrare dhe artistike.

Dita e shtunë, në kuadër të këtij festivali i është kushtuar regjisorit shumë të dashur kosovar, tashmë të ndjerë, Bekim Lumit.

Aktiviteti i organizuar titullohet “Homazh për Bekim Lumin” në të cilin do të lexohen poezi të shkruara nga vetë regjisori Bekim Lumi.

Poezitë do t’i lexojnë: Meli Qena, Afrim Muçaj e Bujar Ahmeti.

Pas leximeve, në Soma do të ketë një program të pasur muzikor.

Ky aktivitet do të fillojë në orën 20:00 dhe zë vend në Qendren Multimedia.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Është themelues i Teatrit Laborator Loja, ku ka inskenuar një mori shfaqjes në stilin eksperimental, duke sjellur në Kosovë një stil të veçantë dhe të parealizuar më parë. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar në Prishtinë./KultPlus.com

Të ngjajshme