Janë përzgjedhë tetë aktorë rezident të Qendrës Kulturore “Artpolis”

26 Shkurt, 2021 - 2:16 pm

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis ka shpall rezultatet e konkursit për aktorë rezidentë të trupës së parë të pavarur artistike të përbërë nga aktorë dhe aktore, regjisore dhe koreograf.

Juria e përbërë nga Zana Hoxha – themeluese drejtoreshë e Artpolis dhe FEMART Festivalit, Robert Nuha, koreograf dhe Alzan Gashi, pianist dhe muzikant teatri, vlerësuan kandidatët për dans, teknikë zëri, improvizim dhe monolog.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas vlerësimit individual nga anëtarët e komisionit, aktorët e përzgjedhur për trupën e pavarur artistike të Artpolis janë: Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi dhe  Zhaneta Xhemajli. /KultPlus.com

Të ngjajshme