займ на карту онлайн потребительский кредит

“Komedi e kuqe” me regji të Kreshnike Osmanit, vjen në teatrin Dodona

Mars 10, 2019 - 2:00 pm




“Komedi e kuqe”, shfaqja mysafire nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës e cila po vjen në Teatrin Dodona, synon të provokojë shikuesin me një temë e cila trajton një periudhë jete të një çifti, Agimes dhe Fisnikut, të cilët zgjodhën të jetojnë në Gjermani, megjithëse supozohet në një jetë stabile të çiftit, na del të jetë diçka tjetër!

Kjo shfaqje e Albana Mujes, e cila vjen me regji të Kreshnike Osmanit, me anë të komikes, vë çiftin në sprovë dhe shfaqin mungesën e lumturisë së tyre, për vite të tëra të bashkëjetesës.

Edhe më në dukje, vihet ky fakt, pasi Fisniku kinse për të fituar një shumë të caktuar të hollash, vendosë të martohet me një vajzë nga Kosova, duke i mundësuar kështu asaj, lejeqëndrimin në shtetin gjerman. Ardhja e kësaj vajze të quajtur Rilindje, e cila është e detyruar të jetojë me çiftin, na jep mundësinë të shohim situata dramatike por gjithashtu arrin të shfaq edhe kthesa dramatike të pa pritura.

Jo vetëm ky trekëndësh i “Komedisë së Kuqe” por shumë të rinj në kërkim të një jete më të mire, gjenden para zgjedhjeve hiç të përshtatshme, madje banale, të shtyrë për t’i realizuar ëndrrat e tyre!

Në këtë shfaqje luajnë: Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.

Shfaqja vjen më datë 12 mars, në ora 19:30 në Teatrin Dodona. / KultPlus.com

Të ngjajshme