“Ora e vdekjes”, shfaqja e bazuar në histori të vërteta të të burgosurve politikë në Kosovë dhe Shqipëri premierë më 23 qershor

18 Qershor, 2022 - 5:04 pm

Shfaqja “Ora e vdekjes”, shfaqje e bazuar në histori të vërteta të burgosurve politik në Kosovë dhe Shqipëri, do të jepet premierë në Muzeun e Burgut të Prishtinës më 23 qershor, shkruan KultPlus.

Në kuadër të FemArt, kjo shfaqje do të shfaqet më 23 qershor, për të vazhduar edhe për 3 ditë të tjera.

Më pas, në datat 28, 29 dhe 30 qershor do të vazhdojë në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Autorë të shfaqjes janë Ulpiana Maloku dhe Agnesa Mehanolli, ndërsa regjisor është Ilir Bokshi. Në shfaqje do të luajnë Adrian Morina, Albulena Bokshi, Arben Derhemi dhe Kushtrim Sheremeti. /KultPlus.com

Të ngjajshme