Problemet me ujërat e zeza, aulohet shfaqja e baletit në TKK

9 Qershor, 2022 - 8:30 pm

Shfaqja e baletit “Concerto Con Brio & Untitled”, që ishte paraparë të shfaqet sonte nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës është anuluar.

Shiu që ka rënë pasditen e sotme në Prishtinë, ka rishfaqur problemet me ujërat e zeza që i ka Teatri Kombëtar tash e sa vite.

Përmes një njoftimi në Facebook, Baleti Kombëtar bën të ditur se “në skenën ku do të mbahej shfaqja, kundërmon erë jashtëzakonisht e rëndë dhe është e pamundur për balerinët tanë të kryejnë punën e tyre. Shëndeti i balerinëve është i rëndësisë primare, prandaj edhe njëzëri u morr vendimi për anulimin e shfaqjes!”.

Ndryshe, premiera e shfaqjes “Concerto Con Brio & Untitled” është dhënë më 2 qershor./ KultPlus.com

Të ngjajshme