Qëndrim Rijani fiton çmimin për regjinë më të mirë dhe tri çmime tjera në festivalin “Vojdan Çernodrinski”

15 Qershor, 2025 - 10:32 am

Edicioni i 59-të i Festivalit të Teatrove Profesioniste “Vojdan Çernodrinski” në Prilep u mbyll me një sukses të madh për Teatrin Kombëtar Turk nga Shkupi, i cili doli si fituesi më i dalluar i këtij festivali prestigjioz.

Për herë të parë që kur u riinstitucionalizua çmimi i publikut, shfaqja “Të verbërit” me regji të Qëndrim Rijanit, mori vlerësimin më të lartë (5.00) nga vetë spektatorët.

Rijani po ashtu mori edhe çmimin për regjinë më të mirë, derisa këtë çmim e mer për herë të dytë ndërsa është shqiptari i parë që shpërblehet në këtë festival.

Në edicionin e sivjetmë, juria profesionale vlerësoi me çmime të rëndësishme talentet që kontribuuan në këtë sukses:

Çmimi për aktoren e re iu dha Sllagjana Vujosheviq për interpretimin e saj në shfaqjen “Të verbërit”;

Çmimi për regjinë më të mirë shkoi për Qendrim Rijani, regjisorin e kësaj shfaqjeje, i cili solli një qasje të freskët dhe artistikisht të fuqishme në skenë;

Ndërsa Çmimi për material promovues iu dha Medina Hoxhës për punën e jashtëzakonshme në promovimin e shfaqjes./ KultPlus.com

Të ngjajshme