Rihapja e TKOB, Margariti: Lulet e bardha janë homazh për artistët dhe ata që humbën gjatë pandemisë

14 Shtator, 2021 - 11:31 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar disa foto disa orë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të rikonstruktuar.

Margariti thotë se lulet në shkallët e Teatrit janë vendosur si homazh për artistët dhe njerëzit që humbën jetën gjatë pandemisë.

Ditën e nesërme në këtë Teatër do të ngjiten në skenë artistë të talentuar shqiptarë e të huaj për të performuar si tenori i famshëm, Plácido Domingo, dhe sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho.

Postimi i plotë:

Dhe pak ore na ndajnë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit…

Këto lule të bardha vijnë si homazh për artistët dhe njerëzit e dashur që humbëm gjatë pandemisë…/KultPlus.com

Të ngjajshme