Shfaqja “Aura” me regji nga Anxhela Gaxhazi së shpejti me premierë në Tiranë

27 Janar, 2024 - 2:32 pm

Së shpejti vjen shfaqja “Aura” me regji dhe dramatizim nga Anxhela Gaxhazi, shkruan KultPlus.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Altea Lazaj, Kleard Germenji, Arta Muçaj, Katerina Fili dhe Endrit Ahmetaj. Ndërsa, shfaqja po jetësohet në bazë të romanit me autore Kaltrina Pacolli.

Shfaqja do të luhet më  30-31 Janar; 01 Shkurt në Kristal Center (pranë Komunës së Parisit) Tiranë. Shfaqja fillon nga ora 19:00.

Lajmin e ka bërë të ditur autorja e romanit, “Aura”, Kaltrina Pacolli.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Dashamires, dicka e mire po ndodh! 

Librin Aura e kam promovu ne Janar te vitit 2020. Para disa dite jane bo 4 vite prej promovimit, dhe ne kete hapesire kohore prej 2020-2024 shume uje ka kalu nen ure! 

Une si fmi e kam pas anderr me pas nje liber temin, kam dasht me iu dhuru njerezve, lexuesve emocione shume t’forta kur lexojne dicka temen. E kam mendu qe gjithe vec anderr ka me mbete.

Tash, lexuesit e mi, shoqnia, familjaret, rrethi, njerez qe m’kane pa vec disa here, njerez qe s’m’kane pa kurre, njerez qe vec kane ni dicka per mu, i lexojne ndjenjat e mia ma te thella, mendimet ma te pafolura, neper rreshtat e tre librave te mi.

Gjate veres 2023 kam marre nje thirrje nga Tirana, ku me bene kerkesen per me marre Romanin AURA me e kthy ne nje drame teatrale. Une u pergjigja sikur eshte dicka normale, ama vec imagjinojeni britmen e fmise brenda meje sa e fuqishme u kane! 

Kemi muaj qe po punojme ne kete shfaqje, dhe po realizohet! E une, s’kisha mujt me kane ma e lumtur. 

Une ju ftoj me qene pjese e shfaqjes ne Tirane, me i ndje bashke me mu keto emocione te forta! 

30-31 Janar; 01 Shkurt

Kristal Center (prane Komunes se Parisit) Tirane, 

19:00

P.S Mundohu deri n’maksimum me ia plotesu deshirat femijes qe jeton brenda teje! Vetes se pari, pastaj botes. / KultPlus.com

Të ngjajshme