займ на карту кредит банк

Shiten të gjitha biletat për shfaqjen “Bretkosa”

Janar 11, 2019 - 5:31 pm

Loading...

Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Kolegjin AAB, do të mbahet repriza e tretë e shfaqjes “Bretkosa” me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi. Mirëpo, për KultPlus është konfirmuar se të gjitha biletat tashmë janë shitur dhe nuk ka më vende të lira për këtë reprizë.

“Bretkosa” është një dramë psikologjike, historia e të cilës zhvillohet brenda katër mureve të një dyqani të vjetër për qethje. Gjithë drama zhvillohet ditën e bajramit.

 Zeka (Ilir Tafa), është një veteran i luftës i cili vuan nga  Sindroma Post Trauamtike (PTSD). Një njeri të cilin familja e ka lënë pasi që ka qenë i dhunshme. Në anën tjetër është vëllai i tij Toni (Donat Qosja). Ai është një burrë familjar i cili ka humbur punën dhe ngushëllimin e gjen në pijë dhe në kumar.

Vëllai i madh dëshiron ta bind të voglin që të ndryshojë, ndoshta edhe me forcë.  Në mes të gjithë kësaj gjendet miku i tyre, një taksist (Basri Shala) i cili ka ikur gjatë luftës dhe e ka lënë Kosovën. Si dhe shitësi i librave (Valmir Krasniqi).

Tekstin e kësaj shfaqje e ka realizuar autori kroat  Dubravko Mihanović./ KultPlus.com

Të fundit

Loading...
Loading...

Të ngjajshme