Trupa e Baletit Kombëtar para publikut italian

15 Korrik, 2023 - 4:30 pm

Baleti Kombëtar i Kosovës po prezantohet në Itali, të cilët edhe kanë dhënë shfaqjen e parë para publikut italian, shkruan KultPlus.

Për këtë paraqitje ka njoftuar edhe faqja zyrtare e këtij institucioni, të cilën e keni të plotë.

Mbrëmja e 14 korrikut i dha qytetit Villapiana të Italisë një interpretim magjepsës në amfiteatrin “Le Ginestre”.

Një publik masiv po qëndronte përballë tyre, duke i shikuar lëvizjet e balerinëve që e definon një performancë të përsosur.

‘Shtegtimi’, do të shfaqet sonte në Altomonte, në kuadër të Festivalit ndërkombëtar “Fini Dance Festivale”.

‘Shtegtim’ u realizua nën direktivat e koreografit Antonio Fini dhe asistentenes Abby Silva.

📷 Bardha Neziri

Të ngjajshme