Skënder Sallaku, ikonë e humorit me një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare

25 Janar, 2024 - 9:34 am

Më 25 janar 1935, lindi aktori Skënder Sallaku, një prej ikonave të humorit shqiptar. Sallaku ndoqi Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe më pas kreu dy vjet specializim për Akrobaci dhe Humor, pranë cirkut të Pekinit (Kinë).

Sallaku punoi si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun në cirk. Interpretoi edhe në film, ku spikati si aktor humori dhe si autor skeçesh e parodish.

Për merita artistike të pamohueshme të shfaqura përgjatë karrierës 60-vjeçare, Skënder Sallaku u nderua me çmimin “Artist i Popullit”, me titullin ”Artist i Merituar”, me “Mirënjohja e qytetit” dhe me “Urdhërin e Punës të Klasit të II-të” etj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja shkroi sot se, Skënder Sallaku është një thesar i vërtetë për trashëgiminë artistike.

“Në veçanti, rolet e tij në “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë”, “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran” dhe shumë të tjera, e bënë atë një ikonë të rrallë të humorit në kulturën shqiptare”, shkroi ministri i Ekonomise, Kulturës dhe Inovacionit./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme