Sopranoja Arlinda Morava jep shfaqje me publik

4 Prill, 2021 - 3:45 pm

Sopranoja shqiptare në Rumani Arlinda Morava ka dhënë shfaqjen “Pasion dhe Dashuri” që për një kohë të gjatë është luajtur pa publik për shkak të pandemisë.

Bashkë me aktorin e madh Marius Bodochi dhe Bogdan Postolache bashkë me kuartetin e filarmonisë Paul Constantinescu u luajt pjesa duke ndjekur rregullat e pandemisë.

Në një postim në rrjetet socaile Arlinda falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti mikeshën e saj Martha Mara Mocanu pa të cilën kjo ngjarje nuk do të ishte realizuar dhe kolegët e tsaj të Rotary Club. Kjo shfaqje përkoi dhe me ditëlindjen e sopranos shqiptare që u suprizua nga miqtë e të pranishmit në shfaqje./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme