Të rinjtë e Shkodrës sjellin në skenë ‘Çiftin e Lumtur’ modern

26 Qershor, 2022 - 5:14 pm

Në skenë teatri apo e ekranizuar si film, komedia “Çifti i Lumtur” ka bërë shqiptarët të qeshin e të nxjerin mësime.

Me batuta e situata godet fanatizmin dhe paragjykimet fetare.

Vepra e Shkruar nga Bik Pepa, u luajt edhe një herë në një oborr shkodran nga aktorë profesionist dhe amatorë, që e përshtaten në kohë.

“Mentaliteti i asaj ç’ka flet komedia në të vërtetë nuk ka ndryshuar.”

Aktorët e rinj sfiduan të sjellin diçka origjinale prej asaj të përjetësuar nga kolosët e teatrit “Migjeni”.

” Ne kemi sjell sot një shfaqje të ditëve të sotme për tu dhënë një mesazh që pavarësisht fesë së ndryshme dhe harmonisë që ne kemi, dhet tu bëjmë thirrje atyre që janë fanatikë, ka ik tashmë koha e fanatizmit.”

“Shpresoj që spektatorëve t’ju ketë pëlqyer se kemi sjell një emocion tjetër, pavarësisht se çifti i lumtur ishte i modernizuar” thotë Lusi Bregu, aktore.

Shfaqja u organizua nga qendra Arka erdhi nën kujdesin e ambasades hollandeze me projektin “Forcimi i dialogut dhe harmonisë nderfetare”

“Këtë mund ta sjellim dhe për shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës, do ishte dicka shumë e këndshme dhe pastaj dhe në qytetet e tjera,”  tha Jozef Shiroka, regjisor.

Komedia “Çifti i lumtur”, u vu në skenë për herë të parë në vitin 1974 në 70 vjetorin e teatrit Migjeni.

Dy vite më pas u shndërrua në film nën regjinë e Pirro Milkanit./ KultPlus.com

Të ngjajshme