Teatër lëvizës në 10 qytete të Shqipërisë

9 Korrik, 2018 - 7:45 pm

Ju ka marrë malli për kukullat, por keni nisur pushimet? Këtë verë janë kukullat që do të vijnë pranë jush, aty ku po pushoni.

Kësulëkuqja është vetëm një nga personazhet e shumtë që do të udhëtojë në 10 qytete të Shqipërisë për të argëtuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit.

Kalendari turistik i aktiviteteve verore të Teatrit të Kukullave nisi në Ksamil me shfaqjen “Çufo dhe Tipi, një aventurë me verdhushka”, ku u bashkuan fëmijë dhe të rritur në skenat e hapura, ku artistë dhe spektatorë ishin pjesëmarrës të aventurave të Çufos dhe Tipit, orëve me muzikë, teatër, kërcim.

Turi lëvizës i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe personazhet e Teatrit të Kukullave gjatë gjithë muajit korrik do të jetë pranë jush, ne bregdet dhe vendet ku ju do të pushoni.

Shfaqjet e kukullave do të mbahen jo vetëm në sheshet e qyteteve bregdetare në Sarandë, Ksamil, Vlorë, Durrës, por edhe në Përmet, Korçë e Gjirokastër, për të kënaqur të gjithë fëmijët gjatë gjithë muajit korrik./ ata

Të ngjajshme