TKK-ja të enjten mirëpret shfaqjen “As andej, as këndej” të Teatrit të Kumanovës

11 Prill, 2019 - 7:00 pm

Shfaqja “As andej, as këndej” e Teatrit të Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli do të shfaqet me 13 prill në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje pasqyron realitetin aktual, ku shumë persona për shkaqe sociale marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Situata zhvillohet në mes Ilirit dhe Bekimit të cilët kishin marrë rrugën për të migruar në Amerikë. Ilir kthehet në Maqedoni pas 18 vjetësh, pasi që i shfaqen problemet familjare në Amerikë. Përjetimet dhe rrjedhat e ngjarjes për publikun do të shfaqet nëpërmjet situatave komike dhe dramatike.

Në shfaqje luajnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi.

Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë Ilir Ajdini, sipas veprës së autorëve Bojan Trifunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski. Muzika është realizuar nga Burim Ramadani dhe Funda Ali, kurse skenografia nga Ardian Kadriu./ KultPlus.com

Të ngjajshme