займ на карту онлайн потребительский кредит

TKK: Muharrem Qena, ngelet testament frymëzimi në radhët e muzikës, teatrit dhe filmit

25 Shtator, 2020 - 12:37 pm

Teatri Kombëtar i Kosovës e ka përkujtuar sot shkrimtarin, këngëtarin, aktorin dhe regjisorin Muharrem Qena në përvjetorin e tij të 14-të të vdekjes, shkruan KultPlus.

Duke e vlerësuar për rolin e tij në artin shqiptar, në mes tjerash thuhet që Qena ngelet testament frymëzimi në radhët e muzikës, teatrit e filmit.

“Sot duke e kujtuar regjisorin, aktorin dhe muzicientin Muharrem Qena, kuptojmë se filozofia e tij artistike ishte dorëfrer orientues! Qena me lirizmin e tij skenik ka krijuar shenjën e prehtësisë harkore në relacione kulturore. Ishte përrallor sipas kolegëve të brezit të tij.
Andaj, Muharrem Qena, ngelet testament frymëzimi në radhët e muzikës, teatrit dhe filmit”, shkruhet në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. / KultPlus.com

Të ngjajshme