займ на карту онлайн потребительский кредит

TKK organizon akademi përkujtimore për aktoren Katarina Josipi

Prill 24, 2019 - 9:39 pm

Më 29 prill do të mbahet akademi përkujtimore për nder të 50-vjetorit të aktores së parë të Teatrit Kombëtar të Kosovës,  Katarina Josipi-Kati, shkruan KultPlus.

Programi që do të mbahet me 29 prill do të përfshijë :

Në kujtim të Katit

Evokime kujtimesh

Kori “Nexhmije Pagarusha”

Përurimi i monografisë së Frrok Kristaj “KATI- ikona e teatrit shqiptar”

Kurse programi që do të mbahet në Zym të Hasit më 30 prill do të përfshij:

Përurimi i Shtëpisë Muze të Katarina Josipit

Hapja e ekspozitës me fotografi të K.Josipit

Vënie lulesh mbi varrin e K.Josipit.

Kjo ngjarje kulturore organizohet nga Unioni i Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Manifestimi do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në TKK./ KultPlus.com

Të ngjajshme