Trashëgimia e Princeshës Diana edhe në një realizim muzikal

4 Prill, 2021 - 6:28 pm

Realizimi, që me siguri është herë e parë në botën e teatrit muzikor, muzikali i ri për Dianën, Princesha e Uellsit, do të shfaqet fillimisht në një shërbim transmetimi, përpara se të hapet zyrtarisht në skenë.

Muzikali, që ndjek Dianën nga një nuse e re përmes martesës së saj me Princin Charles, ishte në shfaqjet paraprake, kur teatrot e Nju Jorkut u mbyllën vitin e kaluar.

Muzika e tij është shkruar nga instrumentisti i grupit Bon Jovi, David Bryan.

Diana luhet nga aktorja britanike Jeanna de Ëaal, e cila e ka përshkruar muzikalin si “historia e arritjes së moshës madhore” për një grua “që gjen fuqinë e saj”.

“Diana: The Musical” do të jetë në dispozicion në Netflix më 1 tetor, më shumë se dy muaj para hapjes së tij të planifikuar në Broadëay më 16 dhjetor.

Netflix duket si shtëpi ideale për “Diana: The Musical”, duke qenë se gjiganti i streaming është gjithashtu producent i serialit dramatik mbretëror “The Crown”. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme