U dha premiera e shfaqjes “Të martuarit e lumtur” e regjisores Zana Duraku

11 Prill, 2019 - 4:00 pm

Mbrëmë në teatrin “Dodona” u dha premiera e shfaqjes “Të martuarit e lumtur” me regji të Zana Duraku dhe tekst të Pashtrik Brahaj dhe Zana Durakut, shkruan KultPlus.

Shfaqja në vete ngërthen një ngjarje mjaft interesante.

Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një qift, të cilët janë mjek profesionist, burri mjek ndërsa gruaja ndihmëse e tij. Ata së bashku kanë një klinikë private gjinekologjike ku shpesh here kryejnë aborte ilegale. Telashet e qiftit fillojnë gjatë komplikimit të një aborti selektiv nga një grua viktimë e mentalitetit provincial e cila pas tri vajzave që i ka sjell në jetë, detyrohet nga burri dhe prindërit e tij të abortoj tri here për arsye se fetusi është vajzë, ata dëshirojnë që djali i tyre i vetëm ta ketë një djalë, trashëgimtar.

 Gruaja viktimë në shtatzëninë e fundit vendos që ta ndaloj këtë krim të detyruar prej tyre. Për ta ndaluar këtë ajo tenton të vetëvritet me konsumimin e pakontrolluar të barnave, dhe e detyruar në atë gjendje shkon në klinikë hyn në sallën e operacionit për të abortuar dhe aty vdes.

Nga frika e mediave doktori bën një plan që ta vrasin dhe burrin e saj dhe ti djegin në furrë viktimat, aty ku i djegin copat e fetuseve, për ti zhdukur mbetjet e tyre mirëpo gruaja tij e kundërshton dhe nuk pranon ta bëjë edhe një vrasje tjetër. Mos bashkëpunimi i tyre i qet në pah jetën e tyre të vërtetë bashkëshortore, problemet, tradhtitë, dhe shumë skandale të tjera, për të cilat kanë heshtur dhe kanë mbyllur sytë për shumë kohë.

Këtë shfaqje e jetësuan në skenë aktorët: Rabije Kryeziu, Armend Ballazhi, Njomza Tmava, Mirgita Lushtaku, Rita Mustafa dhe Jora Dajçi,

Në piano erdhi Alzan Gashi, ndërsa koreografe ishte Rabije Kryeziu. Skenografia dhe Kostumografia nga Dhurim Ismaili, dizajn i dritave: Skender Latifi dhe Bedri Maloku, teknik skene: Skerdi Morina dhe dizajni: Leonard Krasniqi.

Ndërsa repriza e kësaj shfaqje vjen sonte në Teatrin “Dodona” duke filluar nga ora 19:30. Hyrja e kësaj shfaqje do të jetë falas. / KultPlus.com

Të ngjajshme