‘Varg e Vi’ solidarizohet me kauzën për teatrin ekzistues të Tiranës

7 Korrik, 2018 - 1:19 pm

Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” solidarizohet me kauzën për teatrin ekzistues të Tiranës.

Varg e Vi mbështetë mbrojtjen e teatrit ekzistues, por inkurajon jo vetëm Qeverinë, por edhe të gjithë investitorët privat të ndërtojnë objekte të reja teatrore.

“E vjetra është shumë e re” është koncept i civilizimeve njerëzore, pasi që ka vazhdimësi të llojit dhe kjo kërkon ruajtjen e të vjetrës, e jo shembjen e zëvendësimin me të re.

Arkitektët e mirë mund të bëjnë zgjidhje efikase nëse objekti i vjetër pengon ndonjë zhvillim të ri. Ideja e civilizimit njerëzor është t’ia përshtasim trashëgimisë kulturore-historike, objektet e reja, e jo e kundërta: t’ia përshtasim deri në rrënim, objekteve të reja.

Prandaj “Varg e Vi” është krenare që edhe disa pjesëmarrës në ngjarjet tona, po e mbajnë këtë qëndrim si ne në raport me zhvillimet rreth objektit të vjetër të teatrit në Shqipëri. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme