Vasil Vaso: Më mirë gjallë dhe pa lëvdata, sesa i vdekur me dekorata

14 Janar, 2021 - 10:57 pm

Vasil Vaso është njëri ndër figurat më të njohura të humorit shqiptar.

Në një intervistë për UrbanNews, Velo ka deklaruar se është më mirë të jesh i gjallë dhe pa lavdata se sa i vdekur dhe me dekorata.

Ai ndër të tjera ka potencuar se pasioni i tij për artin i ka lindur qysh në shkollë të mesme, ku si i ri kishte ndjekur estradën e Tiranës dhe shfaqjet e Teatrit Popullor.

‘Në skenë kam interpretuar shumë role të ndryshme, duke përfshirë edhe ministra, post që në jetë asnjëri nuk ma ofroi dhe për çudi, kjo është magjia e skenës. ‘Teatri, kjo lojë magjepsëse’, është titulli i librrave të Pëllumb Kullës, shkrimtar me talent, me të cilini duhet të krenohet Shqipëria. Në ato libra ai thotë se spektatorët i besojnë dhe dashurohen me magjinë e skenës, me historitë dramatike dhe komike, e bile jashtë teatrit të thërrasin me emrat e karaktereve që ke luajtur ose përsërisin batutat e bukura që ke thënë në skenë. Kjo është kënaqësi e rrallë për çdo artist’, është përgjigjur Vaso në njërën nga pyetjet e shtruara gjat intervistës. / KultPlus.com

Të ngjajshme