Vdes Enver Kaçaniku, aktor i Teatrit Kombëtar

18 Qershor, 2021 - 10:17 am

Ka vdekur aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga këngëtari Shkumbin Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pusho i qetë miku jonë i dashur z.Enver Kaçaniku aktor i Teatrit Kombëtar të Kosovës, njeri me vlera të larta,njeri fisnik që do të mbetesh gjithmonë i skalitur në mendjet dhe kujtimet tona. I lumi ti baca Enver për shpirtin e bardhë që ke pas”, shkroi Kryeziu.

Kaçaniku në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolin e tij në “Migjeni” dhe “Kako Umreti”. / Gazeta Express / KultPlus.com

Të ngjajshme