75 vite nga transmetimi i programit “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe

13 Maj, 2018 - 5:00 pm

75 vjet më parë pikërisht më 13 Maj 1943 filloi transmetimi i Programit të “ Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.

Programi i Zërit të Amerikës filloi të luftonte propagandën naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi transmetimin edhe gjatë Luftës së Ftohtë duke luftuar propagandën e barbarisë komuniste që sundonte miliarda njerëz.

Sipas Drejtorit të Seksionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës Elez Biberaj theksohet se:
“Zëri i Amerikës në Gjuhen Shqipe ishte i vetmi burim lajmesh ndaj alternativës së propagandës se lajmeve komuniste shqiptare”, sipas tij “Zëri i Amerikës” ndihmoi gjithë shqiptarët qe ishin te privuar nga informacioni te mbanin shpresën gjallë.

Sot “Zëri i Amerikës vazhdon transmetimin e tij në gjuhën shqipe dhe sipas Biberajt në vitin 2010, “Zëri Amerikës”, gjatë javës arriti te shikohet dhe dëgjohet nga 45.6% e shqiptarëve në Shqipëri dhe nga 65% e shqiptarëve në Kosove në të njëjtën periudhë kohe.

Ndërkohë “Zëri i Amerikës” vazhdon te transmetoje në 40 gjuhë të ndryshme dhe arrin një audience pre 236.8 milionë njerëz./ KultPlus.com

Të ngjajshme