Bashkia e Gjirokastrës vlerësoi me tituj nderi 2 italianët Fabrizio Torresi dhe Filippo Girolami

4 Korrik, 2022 - 9:45 pm

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi vlerësoi me tituj nderi dy miqtë italianë të qytetit të gurtë Fabrizio Torresi dhe Filippo Girolami.

Golemi tha se, “Fabrizio Torresi dhe Filippo Girolami u vlerësuan për kontributin e dhënë, për mbrojtjen dhe konservimin e vlerave ndërtimore dhe arkitektonike si pasuri e UNESCO-s”.

Arkitektit Torresi iu akordua titulli “Qytetar Nderi” si një personalitet me vlera dhe kontribut intelektual për qytetin e gurtë, ndërsa F. Girolamit, “Certifikatë Mirënjohje”, për punën e veçantë në realizimin e hartave digjitale të zonës historike.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “me palën italiane vazhdojmë bashkëpunimin për promovimin, studimin, restaurimin dhe rijetësimin e vlerave të Gjirokastrës në shërbim të zhvillimit të turizmit”. /atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme