Çfarë paraqet ikona e Onufrit “Hyrja e Hyjlindëses në tempull”

28 Prill, 2024 - 1:00 pm

Ikona “Hyrja e Hyjlindëses në tempull” ndodhet në Kishën “Ungjëllizimi” në Berat. Ikona është pikturuar nga Onufri në shekullin XVI.

Muzeu Historik Kombëtar përcolli informacione me vlerë për këtë ikonë e cila është punuar në tempera mbi dru dhe ka përmasa 54 x 34 cm.

Ekspertët sqarojnë se shkrimi i Shenjtë nuk e përshkruan lindjen e Shën Mërisë; prandaj Onufri e ka marrë tematikën e ikonës  nga tekstet apokrife.

Këto tekste na japin të dhëna rreth viteve të fëmijërisë së Hyjlindëses, të  cilat nuk përmenden në ungjijtë kanonikë.

Kur mbushi tre vjeç, prindërit e çuan Shën Mërinë në Tempull, që  të  rritej  dhe  të  edukohej atje, për të përmbushur premtimin, që i  patën  dhënë Perëndisë.

Në  ikonë paraqitet Joakimi dhe Ana së bashku me  një  grup virgjëreshash. Shën Mëria pritet në Tempull nga kryeprifti Zakaria. Ajo ka qëndruar në tempull dymbëdhjetë vjet. Në pjesën e sipërme të ikonës paraqitet Shën Mëria, ku merr ushqimin hyjnor nga një engjëll./ KultPlus.com

Të ngjajshme