Dekorimet në qytetin e Mitrovicës për dhjetëvjetorin e Pavarësisë (FOTO)

12 Shkurt, 2018 - 2:23 pm

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Mitrovicës, ku kanë filluar dekorimet ne qendrën e këtij qyteti, me ç’rast janë vendosur edhe flamuj të shtetit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit, në afërsi të shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, ndërsa ikona të tilla janë vendosur edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, andaj të gjithë qytetarët mitrovicas kanë mundësin që ikonën #Kosova10 ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.

Përmes një njoftimi, Komuna ka paralajmëruar se e gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme do të këtë edhe nga shkollat e kësaj komune./ KultPlus.com

Të ngjajshme