25 Qershor, 2025 - 4:45 pm
Drejtoria për Kulturë në kuadër të Komunës së Prishtinës po fillon mbledhjen e materialeve historike për “Kurrizin” në Dardani, një hapësirë ikonike e jetës qytetare, e rezistencës dhe kujtesës kolektive.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
“Kurrizi” nuk ka qenë vetëm rrugëkalim. Ka qenë zemra alternative e qytetit, vendi ku muzika e pavarur, kafenetë, ekspozitat spontane dhe lëvizjet kulturore formësuan një frymë të lirë qytetare.
Aty janë mbajtur koncerte, janë organizuar ekspozita e janë ndarë ide dhe rezistencë, një hapësirë që frymonte ndryshim.
Keni fotografi, video, apo rrëfime personale nga “Kurrizi”?
Na ndihmoni t’i dokumentojmë ato për një arkiv publik dhe ekspozitë që do të prezantohet së shpejti.
Le të kujtojmë, dokumentojmë dhe ruajmë së bashku!
Me kontributin tuaj, shkruajmë së bashku historinë tonë!
Kurrizi’ po i kthehet Dardanisë, tash si kujtesë, si shenjë njohjeje për të gjithë ata që i japin kuptim paqes sot!”
Deri më 1 korrik, mund të bëheni pjesë e procesit të dokumentimit përmes adresës: [email protected]./ KultPlus.com