Flamingot lozonjarë, spektakël natyror në Zvërnec

18 Janar, 2019 - 4:00 pm

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve ujore në Zvërnec, që në instiktin e tyre kanë të qëndruarit në grup, po kthehet në trend edhe në Shqipëri.

Popullimi i lagunave së Karavastasë dhe të Nartës me flamingo, që së fundmi janë shfaqur edhe në Kune-Vain ka shtuar numrin e vizitorëve në këto atraksione turistike.

Laguna e Nartës është quajtur dhe “Shtëpia e Flamingove” për vetë pozicionin gjeografik dhe thellësinë e ujit.

Shpendë lozonjarë, flamingot dhurojnë spektaklin e tyre natyror dhe gjatë këtij muaji për turistët vendas dhe të huaj. Këto shpendë janë kthyer tashmë në habitatin e tyre natyror në lagunën e Nartës, kjo falë dhe moratoriumit të gjuetisë, i cili përherë e më shumë po shton faunën në zonat turistike.

Shpendët dimërues të ujit në lagunën e Nartës janë një atraksion i shtuar për turistët e pasionuar pas vëzhgimit të zogjve.

Efektet e moratoriumit, dëshmuar edhe nga shifrat në rritje të censit të fundit të shpendëve, po i kthejnë ligatinat shqiptare në destinacione turistike të faunës së pasur e natyrës së bukur.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Në këtë lagunë jetojnë rreth 20 mijë shpendë të mbi 40 llojeve. Kjo lagunë shërben si vend ushqimi edhe për Pelikanin kaçurrel./KultPlus.com

Flamingot lozonjare, spektakël natyror në Zvërnec

Flamingot lozonjare, spektakël natyror në Zvërnechttp://ata.gov.al/2019/01/17/flamingot-lozonjare-spektakel-natyror-ne-zvernec/Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi publikon pamje të flamingove në Zvërnec, duke u shprehur se “shpendët dimërues të ujit në lagunën e Nartës, janë një atraksion i shtuar për turistët e pasionuar pas vëzhgimit të zogjve”. ”Efektet e moratoriumit, dëshmuar edhe nga shifrat në rritje të censusit të fundit të shpendëve, po i kthejnë ligatinat shqiptare në destinacione turistike të faunës së pasur e natyrës së bukur”, thekson Klosi.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Donnerstag, 17. Januar 2019

Të fundit

Të ngjajshme