Fshati Ljare, vendlindja e Gjon Buzukut një mrekulli më vete (FOTO)

1 Nëntor, 2019 - 10:30 am

Artisti Genc Prelvukaj përveç këngës është edhe studiues e njohës i mirë i historisë. Kjo vërehet në intervistat e tij e postimet e shpeshta që i bën në rrjetet sociale. Ai gjithashtu shumicën e videoklipeve zgjedhë t’i realizojë në bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë e Mali të Zi, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe destinacioni i tij ishte fshati Ljare, vendbanim në Komunën e Tivarit në Mal të Zi.

Ljare ishte vendi i lindjes së Gjon Buzukut. Popullsia është 100 % shqiptare, nuk ka malazez ose serb. Ka 3 Kisha. Në Ljarja, popullsia është e përbërë nga shumë fise dhe këto janë: Metaj, Jankaj, Kollari, Malaj, Markolaj, Nilaj, Palaj, Pecaj, Shajakaj, Tagaj, Junkaj, Dabaj.

Këtë vend Prelvukaj e viziton për të pestën herë radhazi ku me këtë rast ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale disa fotografi mahnitëse të këtij vendi dhe gjithashtu ka bërë thirrje që ky vend të vizitohet sa më shumë nga shqiptarët me idenë se rritja e turistëve atje ndal zbrazjen apo asimilimin e tyre.

“Ky vend është fshati Ljare. Është ndër fshatrat më të bukura që flasin shqip. Ndodhet në krahinën e Shestanit pranë Liqenit të Shkodrës dhe shkon me Komunën e Tivarit.
Fshati Ljare është vendlindja e Gjon Buzukut, njeriut që botoi veprën e parë në gjuhen shqipe. Jo larg nga Ljarja janë edhe fshatrat Muriqi, Besa, Gurza, Shestani i epërm etj, dhe përbëjnë një bashkësi vendbanimesh të vjetra me trashëgimi kulturore të pasur, të banuara të gjitha me shqiptarë. Nga këtu, me origjinë janë edhe kolonia e shqiptarëve të Zares në Kroaci.
Duhet ta vizitoni këtë krahinë! Njerëzit, ata që kanë mbetur, janë shumë të mirë dhe mikpritës.
Rritja e turistëve shqiptarë atje ndal zbrazjen apo asimilimin e tyre.
Për mua është hera e pestë aty”, ka shkruar Prelvukaj.

Më poshtë po ju sjellim edhe fotografitë e postuara nga Genc Prelvukaj. / KultPlus.com

Të ngjajshme