Goro: Dhërmiu po njeh investime të munguara prej një dekade

17 Mars, 2019 - 6:50 pm

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, deklaroi se Dhërmiu po njeh investime të munguar prej një dekade, pas përfshirjen në programin e qeverisë  “100 fshatrat”.

Goro shpreh se “jemi këtë të djelë edhe në sheshe apo rrugë të tjera të Dhërmiut, ku vazhdojnë punimet për të shijuar një nga surprizat më të veçanta të saj.

Kryebashkiaku shtoi se “Imagjinoni një mbrëmje vere në qetësi të plotë në Dhërmi duke lexuar “Hasta la vista” apo “Nata e Ustikës”, pikërisht në Sheshin “Petro Marko”, aty ku shkrimtari i madh dhërmias shkruante mes letrash të bardha disa nga kryeveprat e tij të letërsisë shqipe. Aty ku i madhi Petro Marko në fund do t’ju përcjelle me fjalët që dëgjoni nga të gjithë dhërmiasit: “mirupafshim përsëri. Rilindja Urbane në Dhërmi, fshati që po njeh një investim të munguar prej një dekade, pjese e programit qeverisës “100 fshatrat”. Një fshat i shpallur tashmë si Qendër Historike me Vendim të Këshillit të Ministrave”, Shprehet Goro.

Të ngjajshme