IKMT shemb në Lezhë bazamentin pa leje për bustin e Skënderbeut

1 Mars, 2019 - 7:40 pm

Një ditë para se të vendosej busti i Skënderbeut, IKMT ka ndërhyrë dhe ka prishur bazamentin. Kjo për shkak se Bashkia e Lezhës nuk kishte marrë leje përkatëse te Instituti i Monumenteve në Ministrinë e Kulturës.

Nuk dihet se ku do të ngrihet bazamenti i ligjshëm, ndërkohë që nesër, më dy mars, do të mbahet ceremonia shtetërore për të përkujtuar “Besëlidhjen e Lezhës 1444”. Pas kësaj ndërhyrjeje të IKMT-së ceremonia do të braktiset nga pushteti vendor dhe ende nuk dihet se si do veprohet me aktivitetet e festimeve që ajo ka marrë përsipër të organizojë /abcnews/ KultPlus.com

Të ngjajshme