Kalaja e Gjirokastrës në rrezik, i çahen muret

8 Shkurt, 2018 - 3:18 pm

Arkitekti nga Gjirokastra, Kreshnik Merxhani përmes rrjetit të tij social ka shfaqur shqetësimin mbi Kalanë e vjetër të Gjirokastrës, duke ndarë me miqtë e tij fotografitë në të cilat vërehen çarjet që po i ndodhin mureve të kalasë.

“Sot ambientet poshtë çative të reja dhe poshtë hapësirës ku është ndërhyrë janë me më shumë lagështi siç shihet shumë lehtësisht në foto”, shkruan Merxhani.

Sipas tij, Kalaja e Gjirokastrës është në rrezik të vërtetë, e në situatë urgjente. Kurse më parë janë ndarë informata se po pretendohet një “restaurim” me fonde donatorësh./ KultPlus.com

Të ngjajshme