Komiteti Shqiptar në Selanik miraton programin e veprimtarive për 2021-in

11 Tetor, 2021 - 5:45 pm

Në datën 9 tetor 2021, drejtues të Komitetit Shqiptar në Selanik zhvilluan mbledhjen e radhës.

Në këtë takim u analizuan arritjet e punës së Komunitetit Shqiptar të Selanikut, si edhe u diskutua dhe u miratua programi i veprimtarive deri në fund të vitit 2021.

Konkretisht u vendos:

  1. Krijimi i grupit negociator që, së bashku me Avokatin e KSHS, do të shqyrtojë me institucionet shtetërore greke problemet e vonesave të daljes së lejqëndrimeve dhe të shtetësisë për emigrantët.
  2. Dhurimi i gjakut për Bankën e Gjakut të KSHS në datat 6 dhe 7 nëndor 2021.
  3. Organizimi i konferencës “Gruaja emigrante dhe sfida e problemeve që ajo përballon”.
  4. Organizimi i konferencës ” Pensionistët dhe pasojat e ligjit të ri për pensionet”.
  5. Organizimi i dy vizitave ne vende historike brenda dhe jashtë Greqisë, në nderim të historisë së popullit grek dhe atij shqiptar.
  6. Krjimi i Ansamblit Muzikor të KSHS me artistë të njohur të Komunitetit Shqiptar të Selanikut si maestro Vangjush Papadhimitri, soprano Anila Tershana, pianistia dhe këngëtarja Eljona Eleni Sinjari, pianistia Aris Papadhimitri etj.
  7. Krijimi i Klubit Letrar të Selanikut “Salonica Literature Club”
  8. Organizimi i Ditës së Krijuesve të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, që do të mbahet të djelën e fundit të çdo muaji.
  9. Veprimtari me rastin e festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit.
  10. Festa e Vitit të Ri me fëmijët e Komunitetit Shqiptar të Selanikut./ KultPlus.com

Të ngjajshme