Konfiskohen 20 tonë figura në miniaturë të Kullës Eiffel

20 Shtator, 2018 - 9:00 am

Policia e Parisit konfiskoi 20 tonë figura në miniaturë të Kullës Eiffel pas një hetimi që përfundoi me shpërbërjen e një rrjeti të “organizuar”, anëtarët e të cilit kryen shitje pa leje.

Nëntë persona u arrestuan, duke përfshirë katër “ndërmjetësues” dhe dy shitës, me prejardhje afrikane dhe pa dokumentet e nevojshme, sipas një burimi policor të paidentifikuar, raporton “Figaro”.

Në krye të këtij rrjeti ishin tre tregtarët kinezë, të cilët udhëheqin dyqane në Paris dhe Oberwil.

Më shumë se 1.000 kuti kartoni me një total prej 20 tonë miniaturë të Kullës Eiffel u konfiskuan gjatë kontrollit të dy depove në Sharanon-le-Pon dhe Klisi, si dhe në tre dyqane./KultPlus.com

Të ngjajshme