займ на карту онлайн потребительский кредит

Ministri Gashi porositë të rinjtë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të lobojnë në vendet e tyre

4 Dhjetor, 2018 - 5:14 pm

Sot, në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u hap Konferenca Ndërkombëtare “Modeli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë” e organizuar nga Instituti iCHAT – Kosovë dhe “Debate for Peace” nga Izraeli, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin të rinj që vijnë kryesisht nga vende si: Izraeli, Spanja, Greqia, Rumania dhe vende të tjera evropiane.

Në këtë konferencë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ndër të tjera u shpreh se “kjo është një ditë jashtëzakonisht e veçantë që jemi sot bashkë në këtë konferencë e cila mbahet si konferencë e edicionit të tretë ndërkombëtar e natyrisht ku ka mundësi edhe të krijohen kushte për të bashkëbiseduar me të rinjtë e vendeve të ndryshme të pranishëm”.

Ministri Gashi bëri me dije se “jemi një vend i vogël por me një potencial shumë të madh rinor duke përfshirë edhe shumë të rinj tanë të cilët merren me aktivitete sportive. Kosova ka sportistët më të mirë në botë, ka medalje të artë të Lojërave Olimpike dhe po ashtu ka filma të cilët janë të nominuar për çmimin Oscar”.

Në fund, ministri iu bëri thirrje të pranishmëve që të lobojnë në shtetet e tyre në mënyrë që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur: “Mund të jetë ndoshta koincidencë por ajo që është me rëndësi që një pjesë e madhe e këtyre të rinjve që janë sot mysafir në Kosovë vijnë nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Është një moment i mirë që nga afër t’i shihni zhvillimet që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës edhe pse jo ta krijomë bashkërisht një diplomaci rinore në mënyrë që të loboni edhe në vendet e juaja që edhe shtetet e juaja më në fund ta pranojnë një realitet që ka ndodh dhe ta njohin shtetin e Kosovës”. / KultPlus.com

Të ngjajshme