Lëvizja ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ thërret atdhetarët për gdhendjen e Skënderbeut në shkëmbin e Matit

30 Gusht, 2017 - 3:20 pm

Lëvizja ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’, e themeluar nga pasardhësit e Rilindasve, ka bërë mbrëmë një thirrje të veçantë, për një nismë që ka nisur kjo organizatë.

‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ iu bënë thirrje atdhetarëve shqiptarë që të mbështesin nismën e tyre, për të gdhendur në shkëmbin ballor në Mat, heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun dhe prelatët, Pal Engjëllin e Pjetër Budin në të dy anët e shkëmbit të dytë, shkruan KultPlus.

Thirrja është publikuar në rrjetin social Facebook, të njërës anëtare të kësaj Lëvizje siç është Elida Jorgoni, e cila ka shkruar:

“Është viti i Gjergj Kastriotit
Lëvizja “Foleja Kombëtare Shqiptare” e themeluar nga pasardhësit e Rilindasve iu bën thirrje atdhetarëve shqiptarë, që të mbështesin nismën tonë, për të gdhendur në shkëmbin ballor në Mat, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe prelatët, Pal Engjëlli e Pjetër Budi në të dy anët e shkëmbit të dytë.

Pjetër Budi (1566 – 1622) – klerik, shkrimtar, humanist… nga Guri i Bardhë i Matit.
Pal Engjëlli (1416 – 1470) – kardinal i Papës në Romë, Kryepeshkop i Durrësit, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, shkrimtar, humanist, diplomat…

555 vite më parë, më 8 nëntor 1462, me nismën dhe kryesimin e këtij prelati, u mbajt Sinodi apo Kuvendi i Parë i Arbërit pranë Manastirit të Skënderbeut në Mat (Shën Trinisë), në pragun e pushtimit të plotë të vendit nga pushtuesit osmanë”, ka shkruar anëtarja e Lëvizjes ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’, Elida Jorgoni, ku poashtu ka bashkëngjitur dy fotografi të shkëmbit të Matit./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme